Absurdi… kabinë elektrike në mes të trotuarit
Në Elbasan, një kabinë e energjisë elektrike ka zënë troturarin, aty ku duhet të kalojnë qytetarët.
Diku tjetër, flamuri i rilindjes duket se i ka hyrë në punë një gruaje si veshje, në vend të fundit.
Në fshatin Kalias të Kukësit disa burra janë duke u përpjekur të mbajnë shtyllën elektrike…
Ura në Blush të Ersekës dhe fshatin Dritas është katandisur në rrezik për banorët.
Janë këto disa nga videot që u shfaqën dhe u komentuan në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
/tvklan.al