Ambasada amerikane në Shkup porosi për Kuvendin dhe reformat


Ambasada amerikane në Shkup porosi për Kuvendin dhe reformat

18:35 16/03/2018

Ambasada amerikane në Shkup ka dalë me një deklaratë për zhvillimet e fundit në Kuvend pas votimit të ligjit për gjuhët.

“E rëndësishme është që Kuvendi të ec para në axhendën e tij dhe të fokusohet në reformat e nevojshme, për të cilat u zotuan se do ti realizojnë të gjitha partitë për arritjen e eurointegrimeve të Maqedonisë”

, nënvizon ambasada amerikane.

Gjithashtu thuhet se është detyrë dhe përgjegjësi e kryeministri Zoran Zaev, por edhe e partive politike që të avancojnë interesat e gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Nga ambasada amerikane rikujtojnë deklaratën e zv/kryeministrit Osmani në Bruksel se ligji do të dërgohet në Komisionin e Venecias për tu siguruar se ligji është në përputhje me standardet europiane.

Vendi ka mundësi të realizojë përparim drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, gjë që shumica e qytetarëve e mbështesin”,

thuhet në deklaratën e ambasadës./INA






Të ngjashme