Horoskopi 17 Mars 2018


Horoskopi 17 Mars 2018

09:08 17/03/2018

Dashi – Sot ngjallen të gjitha cilësitë tuaja më të mira, si energjia e lartë, ndjeshmëria dhe ambicia. Përpiquni të mos bëni shumë lëvizje të vrullshme që do t’ju çonin në drejtimin e gabuar.  

Demi – Qëllimet i keni të qarta sot. Kjo është diçka e mirë, por kujdes në mënyrën se si i prezantoni idetë tuaja tek të tjerët. Mund të jetë më mirë të vazhdoni vetëm, të paktën për momentin.

Binjaket – Jeni plot energji. Ndjeni sikur mund të ndalni botën – vetëm ju duhet të vendosni nga t’ia nisni. Sot nuk është dita për të marrë vendime të rëndësishme, ndiqni zemrën dhe rrjedhën e gjërave.

Gaforrja – Ndiheni të zemëruar, por mos lejoni shpërthime emocionale sot. Jeni plot energji përkundër ditëve me qetësinë tuaj karakterizuese, por mos harroni se edhe njerëzit e tjerë përreth jush mund të ndihen në të njëjtën mënyrë.

Luani – Kini kujdes se si silleni me njerëzit e tjerë sot teksa u shfaqni idetë tuaja. Jeni të ngazëllyer, por dikush tjetër mund t’i marrë sjelljet tuaja si sjellje prej shefi.

Virgjëresha – Energjia e lartë shoqëruar me qëndrime pozitive ju bën aktivë sot.  Por relaksimi mund të jetë i vështirë, sepse mendja juaj lëviz shpejt dhe trupi dëshiron ta ndjekë. Bëni disa ushtrime që mund t’ju ndihmojnë të harxhoni energji.

Peshorja – Bisedat dhe aktivitetet sociale rrisin ritmin e ditës. Ju vraponi nga një vend në tjetrin, duke u lidhur me njerëz dhe shkëmbyer ide. Koha e shpenzuar me të tjerët është kënaqësi.

Akrepi – Ambiciet tuaja zgjohen sot. E dini se mund të jeni një lider i mirë dhe ju pëlqen që edhe të tjerët ta dinë këtë. Nëse dikush mund të gjejë zgjidhje për probleme të caktuara, ai person jeni ju.

Shigjetari – Sot vini me energji të madhe, kuriozitet dhe dëshirë për miqësi. Jeni kuriozë për çdo person që hasni dhe çdo situatë që përballeni. Gjithçka përmban një mësim të rëndësishëm për ju. Vazhdoni përpara dhe kënaquni.

Bricjapi – Duhet të moderoni energjinë përgjatë gjithë ditës që të qëndroni të freskët deri në fund të saj. Dita juaj nis vrullshëm dhe kjo mund të bëjë që të reagoni ashpër ndaj personave që mund t’ju flasin në mënyrën e gabuar.  

Ujori – E shtuna është plot energji për ju. Ngadalësimi dhe heqja e emocioneve nuk është stili juaj. Jeni plot ide, por duhet të punoni shumë që t’i vini në jetë. Është mirë që herë pas here të përdorni edhe instiktin, i cili deri më tani nuk ju ka çuar në rrugë të gabuar.

Peshqit – Keni energji në këto ditë pranvere, por përpiquni të fokusoheni në një ose dy projekte dhe jepni më të mirën tuaj për to. Nëse zgjidhni këtë qasje, do të impresionoheni. Punëdhënësi juaj dhe çdokush rreth jush do të ndjekë progresin tuaj./tvklan.al

 






Të ngjashme