Xhafaj: Superaksion i Policisë, goditen 7 grupe kriminale
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka përshëndetur atë që ai e quajti “superaksion” të Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese për goditjen e njëkohshme të 7 grupeve kriminale.
“
Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend. Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit
”, shkroi Xhafaj në Twitter.
Deshmi e Forcës së Ligjit dhe profesionalizmit në rritje të Policisë. Bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë. Tregues i qartë i besueshmërisë ndaj @PoliciaeShtetit . Forca e Ligjit do të vazhdojë të ndeshkojë të tjera grupe kriminale.
— Fatmir Xhafaj (@FatmirXhafaj) March 17, 2018
Sipas ministrit, kjo është dëshmi e “
Forcës së Ligjit dhe profesionalizmit në rritje të Policisë. Bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë. Tregues i qartë i besueshmërisë ndaj Policisë së Shtetit. Forca e Ligjit do të vazhdojë të ndëshkojë të tjera grupe kriminale.
”/tvklan.al