Tragjedi në një familje, vriten në shtëpi nënë e bijë
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së premtes banorët e Sussex-it, në Britaninë e Madhe. Nënë e bijë u qëlluan për vdekje nga një 35-vjeçar në shtëpinë e tyre. Dy të tjera, një prej të cilave shtatzënë u dërguan në spital, në gjendje shoku.
Ngjarja e rëndë bëri që oficerë të shumtë policie të rrethonin të gjithë zonën, duke e vënë në pranga autorin dy orë pas ngjarjes. Ai është marrë në pyetje nga oficerët dhe besohet se i njihte viktimat. Ndërkohë, viktimat janë identifikuar si Heather Whitbread, 53-vjeç dhe vajza e saj Michelle, 32-vjeçe. Ato u qëlluan në shtëpinë e tyre në St.Leonards, orët e vona të së premtes. Menjëherë në të gjithë zonën zbarkuan forca të shumta policore, ndërsa banorëve iu kërkua që të qëndronin brenda shtëpive të tyre. Autori i dyshuar fillimisht tentoi t'i ikte policisë, por nuk ia doli dhe u arrestua. Mbeten të paqarta arsyet e këtij atentati, megjithatë sipas burimeve tëThe Sun
, dyshimet janë se autori është ish-partneri i vajzës tjetër të 53-vjeçares Heather Whitbread. Dyshimet janë se shënjestra e 35-vjeçarit ka qenë pikërisht vajza e vogël Raven, 24-vjeç, e cila ishte shtatzënë./tvklan.al