Turqia merr kontrollin e qytetit sirian


Turqia merr kontrollin e qytetit sirian

10:13 18/03/2018

Forcat turke kanë marrë kontrollin e plotë të qendrës së qytetit sirian me popullsi kurde, Afrin. Kështu ka deklaruar Presidenti i Turqisë Erdogan, sipas të cilit kontrolli u vendos mëngjesin e sotëm.

Operacioni dy mujor i Turqisë synonte që të largonte nga qyteti Afrin, pranë kufirit turk, një milici kurde të cilën e Ankaraja e konsideron grup terrorist. Më shumë se 150 mijë popullsi civile janë laeguar nga ky qytet që kur kanë nisur sulmet.

Aktivistët thonë se 280 civilë kanë vdekur, ndërsa Turqia e mohon këtë shifër. Trupat turke tashmë ndodhen në rrugët kryesore të Afrin. BBC raporton se mësymja e tyre në qytet ka qenë më e shpejtë nga sa pritej. /

tvklan.al






Të ngjashme