Zbardhet vjedhja e 30 milionë Lekëve në Berat
Policia e Beratit ka mundur të zbardhë vjedhjen e 30 milionë Lekëve të vjetra në një banesë, duke arrestuar autorin.
Sipas policisë, është sekuestruar edhe shuma e parave të vjedhura. Autori është Ermal Xhafa 34 vjeç, i cili kishte vjedhur banesën e 37-vjeçarit me iniciale I.N.
Xhafa kishte hyrë nga dritarja e banesës dhe pasi mori 30 milionë Lekë të vjetra, u largua qetësisht.
/tvklan.al