I dashuri i Julia Skripalit, agjent i shërbimeve sekrete ruse
Mediat britanike hedhin dyshime se vajza e ish-agjentit rus Sergei Skripal kishte lidhje dashurore me një agjent të shërbimeve sekrete ruse, i cili mund ta ketë helmuar. E përditshmja britanike The Sun shkruan se 33-vjeçarja Julia Skripal shoqërohej prej kohësh me një djalë, me të cilin ka pasur një marrëdhënie tepër të vështirë.
Informacionet për të janë të pakta, pasi – siç shkruan the Sun – ajo ishte vajzë e turmpshe dhe nuk fliste shumë për lidhjen e saj në rrethet shoqërore. Por sipas shtypit rus, i dashuri i Julias ishte i biri i një zyrtareje të lartë të shërbimeve ruse të zbulimit. Ajo ishte kundër marrëdhënies dashurore që i biri kishte vajzën e Sergei Skripalit, të cilin e konsideronte “tradhëtar të atdheut”. Dyshohet se nëna e të dashurit mund ta ketë siguruar helmin Noviçok, një përbërje e veçantë e zhvilluar nga ushtria ruse gjatë periudhës sovjetike.
Por duke mohuar përfshirjen e Rusisë për këtë rast, në një intervistë për BBC ambasadori rus pranë Bashkimit Europian Vladimir Çizhov ngriti spekulime se helmi prodhohet edhe në një laborator në Britaninë e Madhe.
Sipas tij laboratori ndodhet vetëm 12 kilometra larg Salisbërit, qytetit ku u helmua më 4 mars Sergei Skripal dhe e bija Julia. Ata ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit, ndërsa Londra dhe Perëndimi bëjnë përgjegjëse Moskën.
Tv Klan