Demi Lovato flet për arritjen e saj më të madhe në 6 vitet e fundit


Demi Lovato flet për arritjen e saj më të madhe në 6 vitet e fundit

23:39 18/03/2018

Shumë njerëz kanë arritje të mëdha mbi shpinë, por për këngëtaren e famshme Demi Lovato, fitorja e saj më e madhe është mos konsumi i alkoolit në 6 vitet e fundit. 

 Ylli i muzikës pop, ka ndaluar koncertin e saj në Nju Jork për të folur për eksperiencat e saj që kanë përlotur fansat.

 “6 vite më parë, unë pija vodka çdo ditë në orën 9 të mëngjesit. Kështu që më në fund, mora në kontroll jetën time dhe vendosa ta lë alkoolin”

ishin fjalët e këngëtares . Në skenë u ngjit dhe Dj Khaleed, që e përgëzoi 25-vjeçare. Ai së bashku me fansat në stadium, e uruan Demin “gëzuar përvjetorin”.

Dj Khaleed dhe Lovato kanë një marrëdhënie shume të afërt me njëri tjetrin prej vitesh. Vetëm para një jave, ata publikuan së bashku këngën  të titulluar “I believe”, për filmin më fundit të kompanisë Disney.

Klan Plus 

 






Të ngjashme