Kuvendi i Kosovës mblidhet për “demarkacionin”

epa05954828 Kosovo lawmakers leaving parliament after dismissing the government in a no confidence vote during an extraordinary session in Prishtina, Kosovo, 10 May 2017. Media outlets report that the move is expected to trigger snap elections. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Kuvendi i Kosovës mblidhet për “demarkacionin”

14:56 20/03/2018

Deputetët kosovarë do të bëjnë një tjetër përpjekje, në seancën e orës 16:00 për të ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin kufitar me Malin e Zi.

Deputetët e shumicës shprehen optimistë se marrëveshja do të miratohet pas disa seancave të dështuara gjatë javëve të kaluara.

Por Lista Serbe dhe Vetëvendosja nuk e kanë pranuar zyrtarisht se do të votojnë “Pro” marrëveshjes.

Pa mbështetjen e tyre nuk arrihen 80 votat e nevojshme për miratimin.

Mediat kosovare shkruajnë se 78 votave të shumicës mund tu bashkohen në mënyrë individuale deputetë nga këto dy grupe.

Tv Klan






Të ngjashme