Aksidenti me dy të vdekur/ Një 15-vjeçar dyshohet se drejtonte makinën
Dy persona të moshës 29 dhe 35- vjeç, ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti tragjik mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur ‘Lapidari’, Komsi, Mat, dhe sipas policisë dyshohet se automjeti drejtohej nga një 15- vjeçar me inicialet Xh.N.
Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit G.N, 50 vjeç, dhe djali i tij 15 vjeçari me inicialet Xh.N.
Viktimat e aksidentit fatal janë Alfred Balla 35 vjeç dhe Gentian Hani 29 vjeç, ndërsa një 17-vjeçar u transportua për në Spitalin e Traumës .
/tvklan.al