Inter godet në merkato
Inter e ka bërë që tani goditjen në merkaton e ardhshme. Lautaro Martinez është 20-vjeçari që klubi milanez bleu nga Racing i Superliges argjentinase. Futbollisti po kërkohej me ngulm edhe nga Borussia Dortmund.
Akordi me lojtarin dhe klubin e tij është arritur. Inter do të paguajë 25 milionë euro plus bonuset. Ka qenë vetë futbollisti që ka vendosur për destinacionin e tij në Europë.
Duke parë interesimin e lartë të klubeve të tjera, moshën dhe talentin e futbollistit, klubi zikaltër i ka vendosur edhe një klauzolë prej kampioni. Për shitjen e tij në një skuadër tjetër Inter kërkon 111 milionë euro, 10% e të cilave do t’i përkasin vetë lojtarit në rast shitjeje. Klauzola e tij është 1 milionë më shumë se ajo e kapitenit aktual të Interit, Mauro Icardi.
Martinez është bindur që të zgjedhë Interin pasi ka folur me Javier Zanettin ish-kapitenin argjentinas të skuadrës italiane.
Inter ka garantuar se do të ndërtojë një strukturë skuadre rreth këtij sulmuesi. Lautaro Martinez do të prezantohet gjatë merkatos të verës.
Tv Klan