Ndalohet për shpërdorim detyre noterja
Policia e Shkodrës ka ndaluar një notere, e cila akuzohet për shpërdorim detyre. Ajo është Majlinda Dibra, 44 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”.
“Ndalimi i saj e u bë pasi në zbatim të urdhërit me datë 22.03.2018 të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për ekzekutimin e vendimit penal me nr. 289, të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, e cila ka vendosur masen e sigurisë “Arrest me burg””,
sqaron policia në një njoftim për mediat.
/tvklan.al