Horoskopi 23 Mars 2018
Dashi – Nëse dikush ju jep një sekret duhet të pyesni se përse është i tillë. Ata mund të jenë duke ju treguar vetëm gjysmën e historisë në mënyrë që ju të ngrini akuza kundër dikujt që ata kanë frikë ta bëjnë vetë. Mos bini pre.
Demi – Kini kujdes përballë njerëzve që ju bëjnë oferta që duken shumë të mira për të qenë të vërteta. Duhet ta dini që tani se në jetë pak gjerë, në mos aspak, vijnë falas.
Binjakët – Mos e teproni me ankesa nëse ju duhet të jepni më shumë se sa merrni sot. Në afatin e gjatë do të keni përfitime që do ju vijnë në mënyra që nuk e keni pritur.
Gaforrja – Nuk ka kuptim të mbani diçka sekrete sepse familja dhe miqtë e afër mund t’ju lexojnë si një libër i hapur. Gjëja më e mirë që mund të bëni sot është të jeni komplet i sinqertë me njerëzit tuaj.
Luani – Nuk keni asnjë arsye t’i zhgënjeni njerëzit edhe nëse keni lajme të këqija për të dhënë. Dilni para tyre dhe tregojuni në sy çfarë po ndodh. Ndershmëria është gjithmonë politika më e mirë.
Virgjëresha – Sot keni pak mundësi t’i bini shkurt. Tani që e dini se sa do ju kushtojnë në xhep vendimet e gabuara, do mendoheni më gjatë.
Peshorja – Sa më shumë që dikush përpiqet t’ju bëjë presion për të ndjekur rrugën e tyre, aq më shumë duhet të rezistoni. Nuk duhet të bini pre e presionit për dy arsye: sepse është jo etike dhe sepse nëse fillon një herë, nuk mbaron kurrë.
Akrepi – Shmangni situatat kur njerëzit përpiqen të kontrollojnë të ardhurat dhe harxhimet tuaja. Ju jeni një individ i lirë, i cili bën gabimet e veta, por edhe që mëson prej tyre.
Shigjetari – Çfarëdo të jetë ajo gjë që ju shkakton kaq shumë ankth, ju nuk do ta kaloni nëse pretendoni se nuk ekziston. Shikojeni situatën nga kënde të ndryshme dhe pastaj vendosni çfarë do të bëni me frikën tuaj.
Bricjapi – Dëgjoni çfarë ju thotë zëri juaj e brendshëm dhe injorojini ata që thonë se dinë më shumë se ju. Ndoshta dinë, ndoshta nuk dinë, por puna juaj është e juaja.
Ujori – Kini kujdes në marrëdhënien tuaj me njerëz që nuk ndajnë me ju pikëpamjet e tyre mbi jetën. Nuk ka asnjë arsye pse të kaloni shumë kohë me ata.
Peshqit – Nuk ka asnjë arsye logjike pse duhet të shqetësoheni shumë, por shqisa juaj e gjashtë ju thotë se ka diçka që nuk shkon në situatën e tanishme dhe instinktet tuaja rrallë janë të gabuara. Mos u angazhoni tepër derisa të siguroheni se çfarë po ndodh rreth jush.
/tvklan.al