Starova nis punën te Feronikeli
Sulejman Starova nisi punën me Feronikelin, duke shtuar numrin e trajnerëve nga Shqipëria në Superligën e Kosovës.
Starova gjen atje Mirel Josën, Gugash Maganin dhe Bledi Shkëmbin. Klubi nga Drenasi kërkon të fitojë titullin kampion, ashtu siç bëri në vitin 2015 dhe 2016.
“Të bëjmë realitet realizimin e objektivave që ka klubi.”
Kjo do të jetë një përvojë e re për 62-vjeçarin, i cili së fundi ishte në stolin e Partizanit. Sulejman Starova do të shfrytëzojë ndërprerjen e kampionatit prej ndeshjeve të përfaqësueseve për të kuptuar më shumë nga ambienti i Feronikelit.
“Njoh pak a shumë lojtarët, por do më duhet edhe pak kohë që ndeshjen e parë që kemi me Llapin të njoh më shumë grupin.”
Feronikeli renditet në vendin e katërt me 6 pikë më pak se Drita kryesuese. Gara për titullin është bërë e fortë, kur kanë mbetur edhe 9 javë deri në fund të kampionatit.
Tv Klan