Obeziteti rrit kancerin


Obeziteti rrit kancerin

06:34 24/03/2018

Sipas një studimi të bërë në Britaninë e Madhe, mbipesha është shkaku kryesor i rritjes së kancerit. Sipas studimit, ajo konsiderohet përgjegjëse për 6.3% të të gjithë llojet e kancerave.

Një qendër kërkimore në fushën e mjeksisë zbuloi se me shumë se 1/3 e rasteve me obezitet që kanë sjell kancer mund të ishin shmangur.

Hulumtimi i publikuar në ‘British Journal of Cancer’ tregon se obeziteti shkakton 13 lloje të ndryshme të sëmundjes vdekjeprurëse.

Linda Bauld, eksperte për kancerin në Mbretërinë e Bashkuar, tha se obeziteti tanimë është një kërcënim i madh për shëndetin që rrit shanset për kancer dhe duhen marrë hapa për të reduktuar e rrezikun e sëmundjes. 

Vendi me numrin më të madh të kësaj sëmundjeje, si pasojë e mbipeshës  është Skocia, e ndjekur nga Irlanda e Veriut dhe Anglia.

 Klan Plus






Të ngjashme