Fituesja e parë e Eurovizion-it vdes në moshën 94 vjeçare


Fituesja e parë e Eurovizion-it vdes në moshën 94 vjeçare

08:45 25/03/2018

Fituesja e parë e Eurovizionit, Lys Assia, ka vdekur në moshën 94 vjeçare.

Lindur në Rupperswil, në veri të Zvicrës, Assia filloi karrierën e saj si një balerinë, por shpejt u fut në rrugën e muzikës dhe mbahet mend si fituesja e konkursit të parë të Eurovizionit, mbajtur në Lugano, në vendin e saj në vitin 1956.

Eurovizioni njoftoi se ajo vdiq të shtunën në Spitalin Zollikerberg të Zyrihut, në moshën 94 vjeçare.

Duke përshkruar Assia-n si “Dama e Madhe e Eurovizionit”, organizatorët e konkursit të këngëve thanë në një deklaratë:

“Gjithë familja e Eurovizionit i përcjell ngushëllimet tona njerëzve të dashur të Lys”.

Vdekja e saj vjen pas asaj të Katie Boyle, prezantuese e katër edicioneve të Eurovizion, e cila vdiq më 20 mars, në moshën 91 vjeçare./tvklan.al 






Të ngjashme