Bushi u jep kurajo Shpresave
Pak para nisjes për në Sllovaki për ndeshjen e kthimit, trajneri i Shpresave Alban Bushi tregon arsyet e humbjes së takimit të parë. Tekniku gjithsesi falenderoi lojtarët e tij që dhanë maksimumin.
“Kishim shumë mungesa. Bëmë gabime individuale jo kolektive mbrojtjen e kemi pa minuta”.
Megjithëse ka 9 mungesa dhe të gjithë lojtarë cilësorë, bushi nuk e humb shpresën madje i jep kurajo edhe futbollistëve të tij
“Të lumtur për lojën që kemi bërë do shkojmë do shënojmë dhe ishalla nuk bëjmë gabime individuale”.
Me humbjen ndaj Sllovakisë, kombëtarja U-21 zbriti në vendin e parafundit në grupin dy të kualifikueseve të Europianit.
Tv Klan