Rrëshqitjet e tokës rrezikojnë një fshat të tërë


Rrëshqitjet e tokës rrezikojnë një fshat të tërë

15:44 25/03/2018

Rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar dëme të mëdha në Allprenaj të Lushnjes. Shtëpitë janë dëmtuar dhe banorët kërkojnë të largohen, por nuk kanë se ku të shkojnë.

Familja e Tajar Bllikut është më e dëmtuara. Gruaja e tij, Mirjana, përpiqet të mbushë të çarat e mureve me rroba të vjetra. Të paktën të mos futet era, e cila shkakton lëkundje në çdo dhomë.

“Ka rrëshqitur toka nga shirat e tepërt, ja këto i kam zënë vetëm nga era.”

Rrëshqitjet kanë shkaktuar çarje të mëdha të  mureve. Pesë banesa janë shembur, ndërsa  10 të tjera janë të pabanueshme.

“Para dy ditësh kam bërë një vijë që po del uji këtej nga themelet, po mos ta kisha bërë këtë vijën këtu do ishim brenda”.

Burrat e fshatit bëjnë roje natën, Dikush duhet të qëndrojë zgjuar për të lajmëruar të tjerët nëse toka nis të shkëputet. Në çdo shtëpi në Allprenaj, flitet për braktisjen e zonës. Të gjithë duan të ikin.

“Gjithë natën rrimë roje, sidomos unë dal përjashta kemi frikë, kalamajtë i kemi përjashta, kemi frikë t’i lëmë brenda”.

Shkarjet e tokës në Allprenaj kanë nisur të japin probleme që prej 10 vitesh. Banorët tregojnë se ekspertët kanë zbuluar se çarja e tokës është rreth 37 metër në thellësi.

Tv Klan

 






Të ngjashme