Treni përplas 23-vjeçaren në Durrës
Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës tek Tuneli i Rrashbullit në hekurudhën Durrës -Vorë, ku një tren ka përplasur një të re.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 17:00. E plagosur ka mbetur 23-vjeçarja N.R. banuese në Durrës.
E dëmtuara ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al