Gazetari vret gruan pasi ajo e quajti “dështak”


Gazetari vret gruan pasi ajo e quajti “dështak”

11:21 26/03/2018

Një gazetar britanik është dënuar me 10 vjet burg pasi ka rrahur gruan e tij për vdekje me një çekiç, në shtëpinë e tyre në Dubai.  

Francis Matthew, u dënua në mungesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dubait të dielën, pasi u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij 62-vjeçare Jane Matthew, në Korrik të vitit të kaluar.

Ish-redaktori i gjuhës angleze në Gulf News, ishte përballur me rrezikun për t’u dënuar me vdekje.

Matthew fillimisht i tha policisë se grabitësit kishin hyrë në dhomën e tyre të gjumit duke vrarë gruan e tij me të cilën ishte i martuar prej 30 vjetësh.

Megjithatë, ai më vonë, gjatë marrjes në pyetje tha se gruaja e tij ishte e zemëruar me të, pasi ata kishin borxhe dhe u duhej të shpërnguleshin.

Sipas

The Independent, 

gazetari e kishte humbur durimin pasi ajo e kishte quajtur “dështak” dhe i kishte thënë se ishte detyra e tij të ndihmonte familjen financiarisht.

Matthew shërbeu si redaktor për Gulf News nga viti 1995 në 2005 dhe gjithashtu ishte shfaqur si komentator në televizion./tvklan.al 





Të ngjashme