Kryeministri Rama flet për taksën e Rrugës së Kombit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pas lajmit të publikuar në media për aplikimin e taksës në Rrugën e Kombit.
Në rrjetin e tij social, duke iu përgjigjur komentit të një qytetari, Rama thotë se taksa e rrugës nuk do të jetë 10 Euro por 5 Euro. Këto të ardhura do të përdoren për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit dhe ndërtimin përfundimtar të pjesës së mbetur të saj."Nuk ka pagesë 10 Euro Albi, është 5 Euro, çmim që paguhet kudo në rajon dhe kontribut që shkon për mirëmbajtjen e rrugës, e cila u ndërtua pjesërisht (ndërkohë që kompania do të përfundojë edhe ndërtimin) dhe mbeti në mëshirë të fatit nga pamundësia e mirëmbajtjes që ka një kosto jo të vogël"
, shprehet Kryeministri Edi Rama./tvklan.al