Foto/ Gjuriç me duar të fashuara në takim me Vuçiç


Foto/ Gjuriç me duar të fashuara në takim me Vuçiç

12:56 27/03/2018

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë nisur takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 Në këtë takim është duke marrë pjesë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, i cili i arrestua dhe më pas u largua nga policia për në Serbi.

 Gjuriç në këtë takim shihet t’i ketë fashuar të dy duart, shkruan Tanjug.

 Zyrtarët serbë nga dje thonë se Gjuriç ka pësuar lëndime gjatë arrestimit nga Policia e Kosovës, për çka sipas tyre ai ka marr edhe ndihmën mjekësore – që shihet sot në takimin që po vazhdon të mbahet./Klan Kosova





Të ngjashme