Qeveria, tokë në përdorim fermerëve
Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me fermerët e zonës së Polisit në Librazhd u bëri thirrje që të mos presin shtetin, por të veprojnë vetë dhe të shikojnë interesin e tyre.
“
Shkoni bëni një projekt dhe dorëzojani kryetarit të bashkisë, nëse doni pika grumbullimi. Thirrja ime për ju ku ka nevojë për pika grumbullimi mos prisni shtetin, por bëjuni bashkë.
Qeveria po shikon mundësinë që t’i japë në përdorim fermerëve për 99 vjet tokat bujqësore që ende janë në pronësi të shtetit.
Edhe këtu ka toka që janë shtetërore, por ju nuk merrni asnjë gjë, sepse quhet tokë e zaptuar.
Ajo që unë po insistoj me ministrin e Bujqësisë është që ne i kemi dhënë legalizim njerëzve që kanë ndërtuar shtëpi, ndërkohë që tokat shtetërore të lira ne i vëmë në dispozicion të sipërmarrësve dhe i themi hajde merrini me qira 1 euro
ndërkohë që këto toka janjë mbjellë.
Për të shkuar e për ti prerë me sharrë këto pemë është pa logjikë. Atëherë ajo që po bëjmë është të përgatisim një formë pronësie, marrje në përdorim, nuk e di ekzaktësisht ta them po punoj të njihet e drejta atyre që i kanë mbjellë, punojnë, kultivojnë dhe me to jetojnë, sepse në fund të fundit këtë po kërkojmë dhe ne. Pse e japim një tokë që është e lirë një sipërmarrësi dhe i themi hajde merre me 1 euro, për ta mbjellë”.
Rama tha se kjo është mbështetja më e madhe financiare për fshatin, falë buxhetit të shtetit dhe financimit të Bashkimit Europian. Këtë pranverë do të nisë dhe programi i ri për të ndikuar rritjen e mëtejshme të eksporteve, si edhe fuqizimin e ekonomisë rurale.
“Është e rëndësishme që bashkitë të jenë në anën tuaj dhe kryetari juaj i bashkisë është në krahun tuaj për t’ju mbështetur. Kudo ku ka sukses është rezultat i bashkisë dhe nuk është personal apo individual. Do e tregojë koha pas pak muajsh që përgjigjet do të jenë korrekte.
Kreu i qeverisë tha se sot në bujqësi kemi dy realitete.
“Në bujqësi kemi dy realitet ku njerëzit janë të pasur dhe të suksesshëm dhe tjetri, një realitet varfërie.
Gjithashtu Rama u kërkoi fermerëve që të dinë se çfarë do tregu.
“Kjo nuk do të thotë të bashkojmë tokat, por mendjen, secili në tokën e vete. Më një veprim çfarë do të prodhojmë dhe ta shesim së bashku, Se nëse jemi të ndarë, jemi pre e grosistëve që vinë ose na i marrin për 5 lek se s’na i marrin fare”,
tha Rama.
/tvklan.al