Apeli shpall të pafajshëm Florenc Hoxhën, ish-kreun e Policisë Bashkiake
Ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Tiranës. I dënuar nga Shkalla e Parë me 1.4 vite burg në vitin 2016, Hoxha është liruar nga akuzat e ngritura ndaj tij për plagosje dhe shpërdorim detyre.
Një qytetar e kishte denoncuar ish-kreun e Policisë Bashkiake se e kishte plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti me të në vitin 2014 për çështje pronësie.
Në Gjykatën e Tiranës, Florenc Hoxha e shpalli fajtor, kurse Apeli me vendimin e sotëm e ka shpallur të pafajshëm.
/tvklan.al