OPINION – PSE MESHKUJT NUK I KUPTOJNE FEMRAT!
Të ftuar:
Ergys Mërtiri – Sociolog
Zhaklin Lekatari – Tabu. al
Lura Elezi – Urban Blogger
Iris Luarasi – Petagoge
Lorenc Vagjeli – Gazetar
Rudi Hizmo – Moderator
Kiara Tito – Moderatore
Fjodora Fjora – Moderatore
Në “Opinion” sonte po flitet për keqkuptimet mes meshkujve dhe femrave. Që në fillim të emisionit janë publikuar disa pikëpyetjet që meshkujt ngrenë gjithmonë për partnerët e tyre.
Ja gjërat që meshkujt nuk i kuptojnë tek femrat:
Pse të lënë gjithnjë të presësh?
Pse duhen gjashtë muaj për të zgjedhur një prerje flokësh?
Nuk kanë asnjëherë asgjë për të veshur
Pyesin gjithnjë; a dukem e shëndoshë?
Pse vonohen aq shumë duke u lyer?
Nxjerrin çdo gjë nga një çantë dhe i fusin në një çantë tjetër
Pse gjërat më të rëndësishme përfundojnë në fund të çantës
Për çfarë flasin aq gjatë me shoqet në telefon?
Pse ju duhet aq shumë kohë të bëhen gati për gjumë?
Pse ju pëlqen të flasin pas seksit?
Mania për dollapët e mëdhenj
Pse thonë çdo gjë në rregull kur nuk është.
Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin ‘Opinion’ po flitet për keqkuptimet mes meshkujve dhe femrave. Pjesë e panelit është edhe analisti Lorenc Vangjeli, i cili u shpreh se ka bërë paqe me veten pasi ka arritur në përfundimin se femrat nuk kuptohen: “Tani kam bindjen që nuk kuptohen dhe po i pranoj kështu siç është”.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu se cila është pjesa që e nervozon më tepër tek femrat analisti Lorenc Vangjeli është përgjigjur: “Kur nuk më besojnë”.
Më tej Vangjeli ka përmendur një shprehje e cila ka shkaktuar të qeshura në panel: “Kurrë mos gënje një burrë dhe kur mos thuaj të vërtetën para një femre. Edhe po të pyes për orën thuaja 5 minuta para apo pesë minuta pas, se të bëhet e vërteta ves”.
Në “Opinion” sonte po flitet për keqkuptimet mes meshkujve dhe femrave. Që në fillim të emisionit janë publikuar disa pikëpyetjet që gratë dhe vajzat kanë gjithmonë për partnerët e tyre.
Ja gjërat që femrat nuk i kuptojnë tek meshkujt:
Pasionin për makinat dhe teknologjinë
Pse vënë baste sportive
Kodet që përdorin me shokët
Çfarë pëlqejnë kaq shumë tek gjoksi i femrave
Pse nuk mbajnë anenë e tyre të krevatit
Pse mashkulli tolerohet në tradhti ndërsa femra jo
Sjellja si fëmijë kur janë të sëmurë.