Rusia u përgjigjet “flakë për flakë” dëbimeve


Rusia u përgjigjet “flakë për flakë” dëbimeve

19:45 29/03/2018

Rusia u kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë valës së dëbimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, duke urdhëruar largimin nga vendi të 150 diplomatëve, 60 prej tyre amerikanë.

Kremlini urdhëroi gjithashtu mbylljen e konsullatës amerikane në Shën Petërsburg. Moska i përgjigjet në këtë mënyrë flakë për flakë Uashingtonit, që vetëm pak ditë më parë vendosi të dëbojë po 60 diplomatë rusë dhe urdhëroi mbylljen e konsullatës ruse në Seattle.

Lajmi për përjashtimin e zyrtarëve të huaj u dha nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavorv, i cili shtoi se edhe për vendet e tjera u mor një vendim reciprociteti.

Mes këtyre vendeve ishte edhe Shqipëria që largoi 2 diplomatë rusë nga Tiranë, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për një reagim të Moskës ndaj këtij vendimi. Tv Klan u interesua në ministrinë e jashtme e cila u shpreh se nuk asnjë njoftim zyrtar për largim diplomatësh shqiptarë nga Rusia.

SHBA-të dhe rreth 25 vende aleate, përfshirë Shqipërinë, dëbuan mbi 130 diplomatë rusë, në një reagim në bllok ndaj helmimit të ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia e cila po përmirësohet. Hetuesit britanikë dolën në përfundimin se gazi nervor u ishte hedhur në derën e shtëpisë.

Tv Klan






Të ngjashme