Reagon Ambasada amerikane pas dëbimit të diplomatëve të saj nga Rusia


Reagon Ambasada amerikane pas dëbimit të diplomatëve të saj nga Rusia

11:06 30/03/2018

Ambasada Amerikanë ka reaguar, pas dëbimit të diplomatëve të saj nga Rusia. Nëpërmjet një deklaratë e bërë nga zëdhënësit e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë thuhet se ky dëbim përkeqëson më tej marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

“Vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigjen e duhur me përjashtimin e zyrtarëve të padeklaruar të shërbimit të inteligjencës ruse, pas sulmit vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ditën e enjte Rusia u kundërpërgj valës së dëbimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, duke urdhëruar largimin nga vendi të 150 diplomatëve, 60 prej tyre amerikanë.

Kremlini urdhëroi gjithashtu mbylljen e konsullatës amerikane në Shën Petërsburg. Pak ditë më parë Uashingtoni vendosi të dëbojë po 60 diplomatë rusë dhe urdhëroi mbylljen e konsullatës ruse në Seattle.

SHBA-të dhe rreth 25 vende aleate, përfshirë Shqipërinë, dëbuan mbi 130 diplomatë rusë, në një reagim në bllok ndaj helmimit të ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia e cila po përmirësohet. Hetuesit britanikë dolën në përfundimin se gazi nervor u ishte hedhur në derën e shtëpisë./tvklan.al

 






Të ngjashme