Përleshjet në Rrugën e Kombit, jehonë në mediat ndërkombëtare
Protesta e kësaj të shtune e degjeneruar në përleshje me policinë në Rrugën e Kombit, ka bërë jehonë edhe në mediat kryesore ndërkombëtare.
Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se turma të mëdha njerëzish hodhën gurë ndaj policisë në rrugën që lidh Shqipërinë me Kosovën. Shqiptarët u përplasën me policinë në Rrugën e Kombit, shkruan Fox News.
Edhe mediat italiane raportuan protestën e dhunshme në Kalimash. Mediaset shkruan se dhjetëra persona mbetën të lënduar, si pasojë e përplasjes me policinë për tarifat rrugore.
Edhe agjencia ruse e lajmeve ‘Russia Today’ raportoi ngjarjen e sotme, ku mbetën të lënduar 13 oficerë policie.
Tv Klan