Rama: Asnjë tërheqje prej tarifës 5 euro
“Nuk ka asnjë kthim pas”
. Ky ishte mesazhi që kryeministri Edi Rama përcolli në një komunikim me gazetarët për protestën e banorëve të Kukësit kundër tarifës prej 5 euro në Rrugën e Kombit.
Por për frekuentuesit e shpeshtë të rrugës dhe për banorët e qarkut të Kukësit do të ketë një trajtim të posaçëm.
Kryeministri thotë se kjo skemë ka një muaj që po diskutohet dhe nuk mund të aplikohej që ditën e nisjes së tarifimit për çdo automjet që përdor këtë aks, pasi duhet të testohej në mënyrë që të vlerësoheshin dhe frekuentuesit e shpeshtë.
Kryeministri thotë se vendosja e tarifës ishte e domosdoshme në kushtet kur shumë pjesë të rrugës paraqisni rrezikshmëri dhe qeveria e ka të pamundur ta mirëmbajë. Ai flet me shifra për investimet që kompania ka bërë në 2 vitet që ka nisur të zbatohet kontrata.
Mungesën e një rrugë alternative për qytetarët nuk duan të përballen me tarifën e rrugës nuk e sheh si problem, ndërsa është i bindur se vendosja e tarifës nuk do të ndikojë në uljen e shkëmbimeve tregtare.
Protestuesit kundër tarifimit për të qarkulluar në rrugën Durrës- Kukës i ndan prerazi në 2 kategori, duke veçuar ata që ushtruan dhunë e që thotë se do të marrin dënimin sipas Kodit Penal.
Nuk sheh dhe nuk pranon asnjë krahasim mes protestuesve të djeshëm dhe atyre të 21 Janarit.
Kryeministri lajmëroi se Rruga e Kombit nuk do të jetë e vetmja me pagesë, për shkak se edhe rrugët e tjera të rëndësishme kombëtare kanë nevojë të mirëmbahen që të mos degradojnë.
Tv Klan