Ski me bikini mes borës në Soçi
Këta rusë të apasionuar pas skive u përpoqën të thyejnë një rekord gines, atë për pjesëmarrjen më të madhe në botë në një garë skish me kostume banje.
Aktiviteti u zhvillua në Soçi, aty ku 1800 skiatorë – sipas shifrave të dhëna nga mediat ruse – bënë ski gjysmë të zhveshur në mes të borës, aty ku 4 vite më parë u zhvilluan lojërat olimpike dimërore. Temperaturat arritën në 12 gradë celcius, më ngrohtë se zakonisht.
Rekordi Gines aktual për të njëjtën është vendosur në vitin 2016. Në atë kohë u numëruan 1008 pjesëmarrës.
Ai rekord do të vijojë të qëndrojë në fuqi, pasi për aktivitetin e këtij viti zyrtarët e Ginesit thanë se pamjet filmike të paraqitura nga organizatorët rusë nuk e jepnin mjaftueshëm fakte për shifrën e pretenduar prej 1800 pjesëmarrësish. I njëjti problem si vitin e kaluar, kur rusët pretenduan pjesëmarrjen e 1200 personave.
Tv Klan