Foto/ Qytetarët mblidhen para Komisaritatit të Kukësit: Lironi të arrestuarit
Ashtu dhe siç kishin njoftuar, banorët e Kukësit u grumbulluan para policisë së këtij qarku. Me parrulla nëpër, duar ata kërkonin lirimin e personave të arrestuar.
Në protestë ka pasur edhe banorë nga Tirana. Ata thanë se do të protestojnë derisa të lirohen personat e arrestuar nga policia si shkaktarë të dhunës dje në Rrugën e Kombit.
Të shtunën, në protestën kundër tarifës së rrugës, pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, u dogjën edhe kabinat e shoqërisë koncesionare, ku parashikohet që të paguhet taksa në Rrugën e Kombit.
/abcnews.al