S’ka takim Rama-Shehu


S’ka takim Rama-Shehu

15:25 02/04/2018

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu nuk është zhvilluar këtë të hënë paradite.

Kryeministri deklaroi se do ta prishte ne zyrën e tij, por vetëm nëse do dënonte publikisht dhunën e ushtruar gjate protestës kundër vendosjes së tarifës në rrugën e Kombit.

Ndërsa kryebashkiaku demokrat Shehu gjate një deklarate të bërë përpara mediave lokale i kërkoi kryeministrit të lirojë të ndaluarit në të kundërt ai nuk do të pranonte asnjë diskutim.

Asnjë nga palët nuk kanë lëvizur nga deklaratat e bëra çka e ka bërë të pamundur një proces dialogu mes qeverise dhe pushtetit lokal për të vendosur një sistem të posatshëm për qytetaret e Kukësit që  janë frekuentuesit më të shpeshtë të këtij aksi.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme