
Qytetarët, ankesa për bukën
Problemet për cilësisë së bukës nuk ngrihen vetëm nga Shoqata e Industrisë Përpunuese të Miellit, por edhe nga vetë konsumatorët. Vetëm në muajt e parë të këtij viti, 53 qytetarë janë ankuar pranë Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit . Bëhet fjalë vetëm për ankesa nga qytetarë të Tiranës, aty ku presupozohet se monitorimi është më i madh se në periferi.
“Marrin bukën pas një ore, dy orë buka nis të thërrmohet. Niveli hekurit jo i plotë Amidoni, era jo e një gruri të plotë. Pjesa tjetër nëse e prek ajo nis të ngjisë. Kjo ngjitja tregon që shumë elementë mungojnë, por kur përpunohet humbet cilësia dhe kjo kalon te probleme të shëndetit. 174 ankesa janë për Tiranë 2017”
, thotë Hasan Stafa, drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Kequshqyerja ku përfshihet edhe cilësia jo e mirë e bukës, bën që të lindin një sërë sëmundjesh në organizmin e njeriut dhe numri i të prekurve ka ardhur në rritje vitet e fundit.
“Kemi bashkëpunim të mirë me autoritetet e ushqimit. Marrim të dhëna dhe për njerëzit që shtrohen në spitale kush është shkaku. Dhe disa nga shkaqet del mos ushqyerja e mirë nga cilësia e bukës. S’dua të hap panik, por cilësisht nuk është aty ku duhet”.
Klan plus ka ngritur ditë më parë edhe shqetësimin e miellit të biskotave me nivel proteinash nën 12% që importohet nga Serbia dhe që përdoret për prodhimin e bukës, duke e bashkuar me kimikate të tjera. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me institucione të tjera kanë nisur një aksion kombëtar për kontrollin e miellit. Zyra e Mbrojtes së Konsumatorit bën thirrje që rastet e konstatuara të ndërshkohen.
“Strukturat shtetërore duhet të kenë kriter të marrin ankesa e mos t’i mbajnë në sirtar, por t’i çojnë në laboratorët përkatës për të parë çfarë cilësie japin te konsumatori”.
Burimi: Klan Plus