Horoskopi 3 Prill 2018


Horoskopi 3 Prill 2018

08:45 03/04/2018

Dashi: Dielli është në shenjën tuaj dhe premton se gjithçka do të funksionojë më së miri, pavarësisht problemeve afatshkurtra me të cilat do të përballeni. Nëse ndjeni se duhet të rrezikoni për një situatë të caktuar, atëherë bëjeni.

Demi:Aktiviteti kozmik në pjesë të ndjeshme të jetës suaj nënkupton se ju doni të tërhiqeni nga bota dhe të shpenzoni më shumë kohë me veten tuaj duke menduar dhe kjo nuk është një gjë e keqe. Sa më shumë të mendoni tani, aq më shumë sukses do të keni në të ardhmen.

Binjakët: Nëse nuk jeni komplet i bindur se rruga që keni vendosur të ndiqni është në interesin tuaj, është mirë të kërkoni këshilla nga miqtë. Ata mund t’ju drejtojnë në drejtimin e duhur, por ju më parë duhet t’u kërkoni këshilla.

Gaforrja: Nëse atyre rreth jush jua tregoni dëshirat tuaja sot, atëherë ka gjasa që t’ua plotësojnë. Mund të keni luhatje vetëbesimi, por mos ndaloni së luftuari për ëndrrën tuaj.

Luani: Do të keni shumë gjëra për të thënë për veten tuaj në 24 orët e ardhshme. Jo të gjithë do të jenë të kënaqur, por kjo nuk duhet t’ju shqetësojë. Mos hezitoni për asnjë moment të vendosni në veprime mendimet tuaja.

Virgjëresha: Një projekt që keni në dorë mund t’ju kushtojë në afatin e shkurtër, por do t’ia vlejë në afatin e gjatë. Investimet e të gjitha llojeve nisin me shumë vështirësi, por nuk është e nevojshme të shqetësoheni së tepërmi në fillim.

Peshorja: Aktiviteti kozmik në shenjën tuaj do t’ju inkurajojë të mundni rivalët në fushat e tyre më të forta. Sigurohuni që ju veproni sikur të mos kishte asnjë dyshim mbi fitoren. Të dukurit në një mënyrë të tillë do t’ju sigurojë gjysmën e suksesit.

Akrepi: Vazhdoni të bëni ato që po bëni në punë dhe mos dëgjoni në asnjë mënyrë ata që ju thonë se jeni në rrugën e gabuar. E vërteta është se ata janë shumë xhelozë për aftësitë tuaja dhe nuk duan t’ju shikojnë të suksesshëm.

Shigjetari: Nëse në një mënyrë apo në një tjetër jeni kreativë, kjo është koha të reklamoni talentet tuaja për botën. Sa më dinamik të jeni sot, aq më shumë gjasa keni që nesër të jeni i pasur dhe i famshëm.

Bricjapi: Përpiquni të jeni më i hapur sa u përket ndjenjave tuaja përgjatë 24 orëve të ardhshme. Nuk do të jetë e lehtë, por sipas planeteve ju duhet të çlironi zemërimin dhe frustrimin që keni mbledhur përgjatë javëve të fundit.

Ujori: Të tjerët mund t’ju akuzojnë si të papërgjegjshëm. Ndoshta edhe jeni, por gjithkush mund të jetë i papërgjegjshëm një herë në disa kohë. Po nuk i morët gjërat lehtë herë pas here, do të shpërthenit.

Peshqit: Sa më shumë të këmbëngulni në dëshirat tuaja, aq më shumë gjasa ka që ju t’ia arrini. Mund të jeni pabesueshmërisht kokëfortë kur e vendosni diçka në kohë. Askush nuk do të jetë në gjendje t’ju bëjë të hiqni dorë nga qëllimet tuaja.

/tvklan.al






Të ngjashme