Caktohet nesër masa e sigurisë për 23 protestuesit e ndaluar

Foto: Protesta e simpatizantëve të kryebashkiakut të Lezhës

Caktohet nesër masa e sigurisë për 23 protestuesit e ndaluar

10:59 03/04/2018

Gjykata e Kukësit do të caktojë nesër masën e sigurisë për 23 të ndaluarit pas protestës së dhunshme kundër pagesës për Rrugën e Kombit.

Masa e Sigurisë pritet të caktohet ditën e mërkurë në orën 10:00.

23 të ndaluarit, të cilët qëndrojnë që prej së dielës në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në disa komisariate të kryeqytet do të dërgohen drejt qytetit verior për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se Prokuroria e Kukësit ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Kukës, kërkesat për caktimin e masave të sigurisë për këta të ndaluar.

Nga burime jo zyrtare mësohet se për disa prej të ndaluarve, organi i akuzës ka kërkuar masa më të zbutura sigurie, ndërsa për disa të tjerë masën “arrest në burg”.

Ndërkohë, qytetarë të Tiranës dhe të afërm të të ndaluarve kanë vazhduar edhe të martën protestën e tyre para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve.

/tvklan.al






Të ngjashme