Ndahen Channing Tatum dhe Jenna Dewan
Aktori, njëkohësisht dhe balerin Channing Tatum dhe bashkëshortja e tij aktorja Jenna Dewan janë ndarë pas 12 vitesh lidhje dashurie, prej të cilëve 9 martesë.
Ka qenë vetë Tatum që ka dhënë lajmin në llogarinë e tij në Twitter me qëllim shmangien e lajmeve të rreme mbi shkakun e ndarjes. Dhe në fakt sipas tyre nuk ka një arsye konkrete, sekrete apo tradhti që çuan në divorc, por thjesht një vendim i dy miqve të mirë që kanë kuptuar se vetëm do të ishin më të lumtur.
Por kjo nuk i ka ndihmuar aspak fansat të cilët janë tronditur nga kjo deklaratë e befasishme. Për publikun amerikan ata ishin çifti perfekt, edhe pse Jenna shpesh herë si për ta përgatitur opinionin në intervista të ndryshme deklaronte se ishin si çdo çift tjetër që lufton çdo ditë për të mbajtur gjallë martesën.
Channing dhe Jenna u takuan në setin e ‘Step Up’ në vitin 2006 dhe u martuan në vitin 2009. Çifti, i cili ka një vajzë katërvjeçare, shtoi se ata janë “ende një familje” dhe gjithmonë do të jenë “prindër të përkushtuar”.
Tv Klan