Vdes në spital grabitësi shqiptar që u qëllua nga policia italiane
Ka ndërruar jetë në spital 42-vjeçari shqiptar, që u qëllua me armë nga policia italiane. Ai ishte duke grabitur një makinë së bashku me dy persona të tjerë në Salento, përpara se të zbuloheshin nga policia.
Në përpjekje për t’u arratisur, shqiptari u qëllua aksidentalisht nga policia dhe mbeti i plagosur rëndë. Pas disa orësh, 42-vjeçari ndërroi jetë në spital.
Viktimia, i identifikuar me iniciale T.J. kishte marrë një plumb në kraharor, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte edhe pas ndërhyrjes së mjekëve.
Sipas mediave italiane, gjatë ndjekjes në këmbë, 42-vjeçari është kthyer papritmas drejt policit që po e ndiqte, i cili më pas e plagosoi aksidentalisht me një plumb në gjoks. Ndërkohë, hetimet janë duke vazhduar për të arrestuar dy bashkëpunëtorët e tjerë.
/tvklan.al