Ylli i muzikës tregon problemet me sëmundjen mendore
Iggy Azalea ka thënë se miqtë dhe familjarët e ndihmuan për të tejkaluar problemet mendore. Ylli i muzikës tregoi për Billboard, se nuk ka shkuar në psikologë, por vetëm ka bërë biseda me miqtë e saj.
Artistja australiane pritet të kthehet në skenën muzikore gjatë këtij viti me publikimin e albumit të saj të dytë, “Surviving the Summer”, për të cilin ka thënë se është mjaft personal.
27-vjeçarja, ka thënë se Demi Lovato e ka përkrahur dhe e ka kuptuar gjendjen e saj.
“Nëse jam e sinqertë, njerëzit e vetëm që ishin aty për të më ndihmuar ishin Quavo, Kesha dhe Demi. Të gjithë të tjerë janë sjellë sikur unë nuk ekzistoja”,
tha reperja kohë më parë.
Iggy pak muaj më parë ka publikuar këngën e saj më të fundit që është pëlqyer shumë nga publiku.
Klan Plus