Rruga e Qumështit drejt shkrirjes
Rruga e Qumështit, galaksia ku bën pjesë edhe sistemi diellor, është duke u zgjeruar me shpejtësi të madhe.
Ekspertët e NASA përdorën të dhënat e grumbulluara nga teleskopë të vendosur në pika të ndryshme të Tokës për të arritur në këtë përfundim.
Sipas tyre, Rruga e Qumështit po zgjerohet me 500 metra për sekondë.
Nga ky zgjerim shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë se po krijohen yje dhe planete të rinj nga pluhuri, gazrat dhe mbetjet hapësinore me një shpejtësi më të madhe.
Sipas shkencëtarëve, ky zgjerim me këtë ritëm do të çonte në një shkrirje të galaksisë tonë me Andromedën që është galaksia më e afërt me Rrugën e Qumështit.
Rruga e Qumështit është shtëpia e qindra-milionë yjeve, përfshirë edhe diellin.
Klan Plus