Video/ Tension në Gjykatë, deputetët e opozitës përplasen me policinë


Video/ Tension në Gjykatë, deputetët e opozitës përplasen me policinë

09:24 04/04/2018

Është tensionuar situata në Gjykatën e Tiranës ku ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë për 23 të ndaluarit pas protestës së dhunshme të ditës së shtunë në Rrugën e Kombit.

Deputet e Opozitës janë përplasur me policinë pasi nuk u lejuan të futën në sallën e gjyqit.

Gjatë përplasjes mes forcave të policisë dhe deputetëve është thyer dera e brendshme e Gjykatës së Tiranës.

Në një prononcim për mediat pas përplasjes, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho tha se “

“I gjithë grupi i deputetëve dëshironte të hynte në sallë. Forcat e policisë nuk na lejuan, ushtruan dhunë. Siç e shikoni, ja, në çfarë gjendje jemi të gjithë kolegët aty. Të kuptoni shtetin diktatoprial të Edi Ramës, por ka për ta pasur shumë shpejt fundin. Kështu me dhunë edhe si ka rrethuar gjysmën e Tiranës për të zhvilluar gjyqin nuk do ta ketë kollaj. Do të përplaset me qytetarët, do të përplaset me ne. Nuk na del dot me dhunë”.

Rreth një orë pas përplasjeve, deputetët e opozitës u lejuan të hyjnë në sallë. E njëjta gjë nuk ndodhi me median, përfaqësuesit e së cilës nuk u lejuan në sallë.

 

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156194365109909/

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156194382489909/

/tvklan.al






Të ngjashme