Shefi i mbrojtjes kineze thotë se udhëtimi i tij në Rusi është një sinjal për SHBA


Shefi i mbrojtjes kineze thotë se udhëtimi i tij në Rusi është një sinjal për SHBA

22:22 04/04/2018

SHBA-të duhet të frikësohen nga lidhjet ushtarake të Kinës me Rusinë, të cilat po bëhen gjithnjë e më të ngushta, sipas një zyrtari të lartë kinez.  

Sipas agjencisë shtetërore ruse TASS, Gjenerali Wei Fenghe, ministri i ri i Mbrojtjes i Kinës, i bëri komentet në Moskë pas një takimi me ministrin rus të mbrojtjes Sergej Shoigu.

 “Unë jam duke vizituar Rusinë si një ministër i ri i Mbrojtjes në Kinë, për t’i treguar botës një nivel të lartë të zhvillimit të marrëdhënieve tona bilaterale dhe vendosmërisë së forcave tona të armatosura për të forcuar bashkëpunimin strategjik”

, tha Wei.

“Pala kineze ka ardhur (në Moskë) për t’u treguar amerikanëve lidhjet e ngushta midis forcave të armatosura të Kinës dhe Rusisë … ne kemi ardhur për t’ju përkrahur”.

Wei shtoi se Pekini është i gatshëm të shprehë me Moskën “shqetësimet e përbashkëta dhe qëndrimin e përbashkët për problemet e rëndësishme ndërkombëtare në vendet ndërkombëtare”.

Putini pritet të vizitojë Kinën më vonë gjatë këtij viti, në takimet e tij të para me zyrtarë të lartë kinezë që kur u zgjodh për një mandat të katërt./tvklan.al 






Të ngjashme