Shkrumbohet makina, 27-vjeçari del në kohë
Një 27-vjeçar ka mundur të dalë në kohë nga automjeti i tij, sapo ky i fundit u përfshi nga flakët. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur këtë të shtunë në lagjen “4 Heronjtë” të Vlorës.
27-vjeçari E.M sapo e kishte ndezuar makinën e tij BMW, kur kjo e fundit u përfshi nga flakët. I riu mundi të dilte nga mjeti, që u shkrumbua totalisht.
Mbeten të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje megjithatë mësohet se policia po heton për një zjarrvënie të qëllimshme.
Dyshimet shtohen edhe më shumë pasi në mjet janë gjetur gjurmë benzine, që mund të jetë hedhur përpara se 27-vjeçari të hipte në makinë. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë, ndërsa i riu në polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.
/tvklan.al