Video/ I tha “Po” propozimit të këngëtarit në skenë, flet Genta Ismaili 


Video/ I tha “Po” propozimit të këngëtarit në skenë, flet Genta Ismaili 

22:13 07/04/2018

Ajo është një nga këngëtaret shqiptare më të famshme dhe më pa komplekse.

Bëhet fjalë për Genta Ismailin. Këngëtarja ishte sot e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ku foli për propozimin e bujshëm që këngëtari Gena i bëri gjatë një koncerti në Gjakovë.

I ulur në gjunjë Gena iu drejtua Gentës duke e pyetur:

Sot po të kërkoj dorën për martesë. A je dakord?

Genta i është përgjigjur me “Po” propozimit të Genës duke shkaktuar kështu një “lumë” komentesh në rrjetet sociale.

Por, e pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi se si reagoi gruaja e Genës në lidhje me propozimin, vetë këngëtarja tha me humor se burri është për 7 gra.

Ermal Mamaqi: Janë çmendur njerëzit, s’janë fare mirë…

Genta Ismaili: Ermal pse ma zbulove sekretin?

Ermal Mamaqi: Gruaja e Genës ishte dakort me këtë propozim?

Genta Ismaili: Burri është për 7 gra thonë…

/tvklan.al






Të ngjashme