Demi Lovato publikon fotot: Kam celulit, por e dua veten time
Këngëtarja e famshme Demi Lovato ka publikuar në rrjete sociale një seri fotosh të saja. Ylli i muzikës pop u tregoi me krenari të gjithë fansave të saj në instagram, defektet e saj.
"Me shenja celuliti dhe e shëndoshë…. Dhe akoma e dua veten time",
tha këngëtarja bukuroshe. 25-vjeçarja përcolli mesazhe pozitive për të gjithë, duke i nxitur gjithë fansat e saj që ta duan veten e tyre ashtu siç janë. Lovato gjithmonë ka shprehur në të kaluarën vështirësitë e saj me sëmundjen e anoreksisë, dhe problemet që ka patur me shëndetin e saj mendor. Por tashmë këngëtarja i ka kthyer vështirësitë e saj në forcë, duke frymëzuar njerëz nga e gjithë bota. Demi Lovato e ka nisur karrierën e saj si një aktore që në fëmijëri. Ajo më pas iu drejtua muzikës, duke u kthyer në një nga këngëtaret me më shumë ndjekës në të gjithë botën. Klan Plus