Napoli fiton në minutat shtesë me Chievon
Napoli fitoi në fund një përballje të vuajtur me Chievon. Një sukses 2 – 1 i vendosur nga golat e Milik dhe Diawara pasi ishte në disavantazh deri në minutën e 89’. Në këtë përballje Mertes shpërdoroi edhe një 11-metërsh. Diferenca me Juventus kryesues mbetet 4 pikë kur duhen edhe 7 javë nga fundi. Ekipi i Allegrit mundi me rezultatin 4 – 2 Benevento të shtunën.
Inter u ndal në fushën e Torino ku u mund 1 – 0 mesditën e sotme. Një humbje që vjen pas disa javësh rezultatesh pozitivë, duke mos shfrytëzuar ndalesën e Roma që humbi 2 – 0 me Fiorentinën.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Ljaiç, i cili vendosi të mos festojë për respekt të ish-ekipit të tij. Nga ana tjetër lojtarët e Inter nuk i shfrytëzuan rastet e paraqitura.
Tv Klan