Digjen dy automjete, njeriut iu vu eksploziv

FOTO ILUSTRIM

Digjen dy automjete, njeriut iu vu eksploziv

08:39 09/04/2018

Një automjet “Audi” Q7 u hodh në erë gjatë natës në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë.  Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Makina është në pronësi të ndërtuesit Zihni Shehu, i cili është marrë në pyetje nga policia për të mësuar nëse pas kësaj ngjarje qëndrojnë konflikte të mundshme të biznesmenit.

Gjatë natës në fshatin Bishan të Vlorës një tjetër automjet u përfshi nga flakët. Ende nuk është përcaktuar nëse shpërthimi ka ndodhur si pasojë e aktivizimit të ndonjëse sasie eksplozivi, apo e ndonjë defekti. 

Tv Klan

 






Të ngjashme