Gjysmë maratona, autoritetet në Berlin parandalojnë sulmin me thikë
Policia e Berlinit ka arrestuar gjashtë persona të cilët dyshohen për “përgatitjen e një sulmi të dhunshëm në qyteti”.
Sipasa BBC, arrestimet e personave të moshës 18 deri në 21, erdhën ndërsa mediat gjermane raportojnë një sulm me thikë gjatë gjysmë maratonës ditën e dielë në qytet.
Një zëdhënës i policisë tha të dielën se nuk kishte prova bindëse për të vërtetuar se ka qenë një komplot.
Kryebashkiaku i Berlinit Michael Mueller falendëoi forcat e sigurisë së qytetit për parandalimin e një sulmi falë punës dhe vigjilencës së tyre.
Gazeta Die Welt më herët raportoi se një nga të arrestuarit kishte planifikuar të ngrinte një sulm vdekjeprurës me thikë ndaj pjesëmarrësve dhe spektatorëve në gjysmë maratonë.
Gazeta njoftoi se të arrestuarit dyshoheshin se kishin lidhje me një tunizian, i cili vrau 12 vetë në qytet në dhjetor të vitit 2016.
Policia nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme./tvklan.al