Policia franceze konfrontohet me aktivistët, përdor gaz lotsjellës
Policia franceze është ndeshur me aktivistë të mjedisit në një zonë të pyllëzuar në perëndim të Francës, në vendin ku mendohet të ndërtohet një aeroport i ri, shkruan BBC.
Aktivistët kanë vendosur barrikada të improvizuara dhe i kanë vënë më pas flakën, kjo gjë ka detyruar policinë që të përdorë gaz lotsjellës në vendin e Notre- Dames-des Landes. Në Janar qeveria franceze shpalli projektin për të ndërtuar një aeroport të ri në qytetin e Nantës.
Aktivistët dolën rreth orës 6:00 me orën lokale, dhe 2500 xhandarë të policisë ishin të pranishëm.
Ata bllokuan rrugën aty pranë për të izoluar banorët, shumica e të cilëve kanë zënë vend në mënyrë të paligjshme për vite me radhë.
Disa protestues hodhën gurë në drejtim të xhandarëve, raportoi agjencia e lajmeve AFP. Një xhandar pësoi një dëmtim në sy gjatë konfrontimit./tvklan.al