Napoli, kapet 8 ton drogë më vlerë 80 milionë euro
Një sasi e madhe droge është sekuestruar nga Guardia di Finanzia e Napolit. Siç raportojnë mediat italiane bëhet fjalë për 8 ton kanabis e cila kap vlerën e 80 milionë eurove.
Lënda narkotike ishte fshehur në një magazinë dhe ishte futur në 12 kuti druri të mbyllura hermetikisht. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në rajonin e Kampanjës.
Trafikantët kishin për qëllim të furnizonin organizatat kriminale që menaxhonin tregjet kryesore të Napolit dhe të zonës përreth.
Në pranga ka rënë një italiane e moshës 47 vjeçe, e cila ishte dhe pronare e magazinës ku u gjet droga./tvklan.al